Fjalë Kyçe

Sot mot i ndryshueshëm në Kosovë

Sot mot i ndryshueshëm në Kosovë

Edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për mot të vranët dhe me intervale me diel.

Vranësirat herë–herë do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm. Nuk përjashtohen mundësitë edhe për shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se mot i ngjashëm do të mbajë deri të enjten.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius