Fjalë Kyçe

Sot mot me diell në Kosovë

Sot mot me diell në Kosovë

Gjatë kësaj të mërkure në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale të gjata me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Ndërsa, nga e enjtja priten reshje shiu e shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.