Fjalë Kyçe

Sot mot me diell

Sot mot me diell

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me krijime të vranësirave lokale gjatë ditës. Reshje atmosferike nuk priten më, ndërsa temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 24 deri në 28 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira lokale priten në viset kontinentale. Temperaturat shënojnë rritej sidomos në bregdet dhe viset tjera mesdhetare të vendit.

Mot kryesisht stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare pritetedhe në Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht stabil, por jo shumë i nxehtë. Në viset bregdetare dhe mesdhetare do të jetë më nxehtë me temperatura tropikale. Në disa vise kontinentale më freskët për shkak të disa vranësirave dhe rrymimeve ajrore të freskëta herë pas here.

Për fundjavë na pret mot më i nxehtë në tërë rajonin, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale./Meteoballkan