Fjalë Kyçe

Sot nis ‘Agrofesta’ 2019 në Krushë të Madhe

Sot nis ‘Agrofesta’ 2019 në Krushë të Madhe

Sot nis festivali tradicional i perimekulturës në Krushë të Madhe, Agrofesta, që sipas organizatorëve në edicionin e gjashtë ky festival vjen me shumë risi.

Agrofesta tash e disa vjet mbledh në Krushë të Madhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët vizitojnë Krushën dhe shohin nga afër përkushtimin e madh të krushjanëve dhe punën e tyre në prodhim të perime kulturave dhe produkteve te tyre.

Në këtë edicion, Agrofesta do të ketë aktivitete të reja, muzikë të përzgjedhur dhe detaje të tjera që do të sjellin një përjetim unik për pjesëmarrësit.

Hapja solemne e Agrofest 2019 do të bëhet në ora 11:15 dhe do të vazhdojë deri pas mesnate me muzikës të përzgjedhur ku do të këndojnë MC Kresha dhe Lyrical Son, ndërsa do të ketë edhe DJ.