Fjalë Kyçe

Sot nis rinumërimi i rreth 500 vendvotimeve pas ankesave në PZAP

Sot nis rinumërimi i rreth 500 vendvotimeve pas ankesave në PZAP

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë procesi i rinumërimit të vendvotimeve që u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale, të cilat janë mbajtur më 17 tetor 2021.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Rinumërimi i rreth 500 vendvotime që u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale të 17 tetorit, do të nis sot nga ora 17:00.

Kështu ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas më shumë se 350 ankesave të paraqitura në këtë institucion nga kandidatët për Kuvende Komunale kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja.

Nga ky numër i vendvotimeve që do të rinuërohen, rreth 450 janë vendvotime të rregullta, ndërsa janë përfshirë edhe dengje të votave me kusht dhe atyre me postë. Bëhet fjalë për 10 dengje të votave me kusht nga Mitrovica e Jugut dhe 8 Podujevë, si dhe disa dengje të votave nga jashtë Kosovës që u takojnë komunave Mitrovicë e Jugut, Poduejvë, Pejë dhe Prizren.

Këto të dhëna të paraqitura në mbledhjen e KQZ-së janë jo-përfundimtare, pasi do të shikohen edhe një herë të dhënat nga vendimet e PZAP-it.