Fjalë Kyçe

Sot një ditë e veçantë për Vesa Lumën dhe Big Bastën

Sot një ditë e veçantë për Vesa Lumën dhe Big Bastën

Të dy burrë e grua përbëjnë emra të njohur për publikun kosovar,ku që të dy i takojnë botës së muzikës.

Bëhet fjalë për çiftin simpatik Big Bastën nga Shqipëria dhe Vesa Lumën nga Kosova.

Publiku të dy i do dhe i çmon shumë jo vetëm si çift bashkëshortor por edhe si këngëtar mjaft profesionist të zhanreve të tyre.

Bujë të madhe bëri martesa e tyre para 4 viteve duke u përcjell me mjaft intensitet nga mediat dhe publiku, shkruan “Kosovarja”.

Mirëpo, tani ka diçka që po i bashkon për ditë e më shumë. Është ky djali i tyre Liani, i cili feston sot ditëlindjen e tij të tretë.

Urimet me fjalët më të ëmbla kanë filluar që me mëngjes nga vet Vesa:

“My angel turned 3 today Urime ditelindjen Liani im, jeta ime Falemderit Zot per kete mrekulli qe me ke fal .Jam nena me e lumtur ne bote! Te kesh shnet fat e lumturine e kesaj bote gjithmone!” ka shkruar Vesa në rrjetin e saj në Instagram.