Fjalë Kyçe

Sot numër rekord i rasteve me Covid në Kosovë: Mbi 1 mijë të infektuar dhe dy viktima

Sot numër rekord i rasteve me Covid në Kosovë: Mbi 1 mijë të infektuar dhe dy viktima

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa, 82 persona janë shëruar nga ky virus.

Deri tani në Kosovë janë regjistruar 112 mijë e 653 raste të infektuara me koronavirus.