Fjalë Kyçe

Sot s’do të ketë vaksinime në Kosovë shkaku i festës së Bajramit: Ky është orari për dy ditët e ardhshme

Sot s’do të ketë vaksinime në Kosovë shkaku i festës së Bajramit: Ky është orari për dy ditët e ardhshme

Gjatë ditës së sotme s’do të ketë vaksinim kundër COVID-19 në Kosovë, arsye për këtë është festa e Fitër Bajramit.

Me anë të një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për orarin e vaksinimit, ku thuhet se vaksinimi do të vazhdojë të premten.

Vaksinimi do të fillojë nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova.

Për banorët e kryeqytetit, vaksinimi do të bëhet në sallën 1 Tetori, derisa nëpër komunat e tjera, vaksinimi do të kryhet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

I njëjti orar i vaksinimit do të jetë edhe për ditën e shtunë.

Ndryshe, radhë të gjata janë krijuar jashtë sallës sportive “1 Tetori” dje gjatë ditës në Prishtinë, ku personat mbi moshën 65-vjeçare, kanë pritur për t’u vaksinuar. Përveç Prishtinës, në këtë qendër janë vaksinuar edhe banorët e pesë komunave të tjera.

Më poshtë njoftimi i plotë i MSH.