Fjalë Kyçe

Sot u regjistruan 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Sot u regjistruan 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shtatë raste të reja janë konfirmuar me koronavirus sot në Kosovë ndërkaq janë shëruar 23 persona.

Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes një njoftimi. Gjithsej sipas tyre janë testuar 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë. Sot më 17 maj 2020, janë shëruar edhe 23 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 736 raste”.

Ndërkaq bëhet e ditur se nga data 08 shkurt deri më 17 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11.787 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 985 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet tutje në njoftim.