Fjalë Kyçe

Spears me foto topless në mes të telasheve familjare

Spears me foto topless në mes të telasheve familjare

Britney Spears duket se po mundohet që ta heqë vëmendjen nga tensionet aktuale familjare duke shfaqur anën e saj seksi në rrjete sociale, ku edhe ka ndarë një foto topless.

Ylli 39 vjeçar i hitit “Womanizer” në këtë postim mori mbështetjen edhe të kolegëve të saj të famshëm si Paris Hilton e cila e komplimentoi duke i komentuar “Kjo është shumë seksi”.

Spears në këtë formë gjatë gjithë javës është përpjekur që përmes rrjeteve sociale t’iu bëjë thirrje edhe anëtarëve të familjes për të cilët ajo beson se nuk janë në anën e saj.

“Për ata që zgjedhin të kritikojnë videot e mia me vallëzim… nuk do të performoj në asnjë skenë për aq kohë sa babai im merret me ato që vesh, them, bëj ose mendoj”, është shprehur këngëtarja në një postim tjetër fundjavën e kaluar, shkruan Pagesix, transmeton Klankosova.tv.