Fjalë Kyçe

Specialja merr vendim nesër për Gucatin e Haradinajn

Specialja merr vendim nesër për Gucatin e Haradinajn

Gjykata Speciale pritet që nesër të marrë vendimin ndaj ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe ish-nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinajt.

Gucati e Haradinaj janë akuzuar për veprat penale: pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësimin e dëshmitarëve dhe për hakmarrje e shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me nga gjashtë vjet burgim.

Ky do të jetë vendimi i parë i Gjykatës Speciale që nga themelimi i saj.