Fjalë Kyçe

Specialja pritet që të lejojë vizitat e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së nga 15 korriku

Specialja pritet që të lejojë vizitat e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së nga 15 korriku

Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, ka dhënë lajmin e madh për të gjithë familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Donlon e cila ishte pjesë e seancës së tretë për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, Pjetër Shala, bëri të ditur se janë duke bërë të gjitha përgatitjet për lejimin e vizitave të familjarëve për të ndalurit.

“Në konsultime me mjekun e objektit të paraburgimit jemi duke hequr disa nga kufizimet ndaj COVID-19 që kemi dhe synimi ynë është që nga 15 korriku të lejohen vizitat e familjarëve për të burgosurit këtu”, tha administratorja.

Deri tani familjarët kanë kontaktuar me të ndaluari vetëm nëpërmjet videolidhjes.