Policia ka rrethuar spitalin e Durrësit ku ndodhet prokurori i plagosur Arjan Ndoj dhe i plagosuri tjetër Landi Muharremi.
Të dy personat bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i druhet ndonjë tjetër tentative për eliminim fizik.
Personat që futen në spital kontrollohen të gjithë.
Arjan Ndojit, prokuror në Durrës, iu bë atentat teksa po udhëtonte me makinë. Ai mbeti i plagosur së bashku me dy personat e tjerë që e shoqëronin, Landi Muharremi dhe Andi Maloku.