Fjalë Kyçe

Spitali i Ferizajt sqaron se pacienti i vdekur nuk ishte me Covid-19

Spitali i Ferizajt sqaron se pacienti i vdekur nuk ishte me Covid-19

Sot gjatë ditës ka qarkulluar një video e një kufome të mbuluar dhe të vendosur në korridorin e Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj.

Lidhur me këtë video sot është sqaruar vet spitali. Nga ky spital është thënë që pacientja nuk ka qenë e infektuar me virus por se ka pasur sëmundje të zakonshme, shkruan Gazeta Express.

Sipas spitalit hapësira ku ishte e vendosur kjo kufomë është një hapësirë ku zakonisht mbahen ato para se të lëshohen për familjarët.

Reagimi i plotë:

Reklamë

Në lidhje me videon që ka qarkulluar dhe po qarkulllon në disa medie, ku shihet një kufomë e mbuluar në Spitalin e Ferizajt, sqarojmë se:

Dje ( e enjte, 6 Maj 2021), në orët e mëngjesit në Emergjencën e Spitalit, hapësirë e huazuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka ardhur një paciente pa shenja jete edhe përkundur masave reanimatore, pacientja nuk është kthyer në jetë.

Bazuar në protokollet spitalore, spitalet e mbajnë kufomën 2 orë, pastaj e dorëzojnë tek familjarët për të proceduar me ceremoninë e varrimit.

Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për pacient me Covid-19, por pacient me sëmundje të zakonshme.

Vendi ku Spitali i mbanë kufomat është është një hapësirë në mes të shkallëve ku vendoset paravani dhe mbulohet kufoma, kurse pas dy ore ju dorëzohet familajrëve

Në atë hapësirë nuk ka prezencë të pacientëve të tjerë, por përmes incizimit është keqpërdorur dhe është tentuar të japet kahje negative punës së Spitalit.

Spitali i Ferizajt e ka në ndërtim e sipër objektin e ri, ku do të ketë kushte dhe hapësira moderne, përfshirë edhe morgun për vendosjen e kufomave.