Shqipëria mposhti me rezultat 4-2 Islandën në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.
Njëri nga realizatorët e këtij takimi ishte edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili shënoi edhe ndaj Francës ditë më parë.
Cikalleshi ishte aktualisht pa skuadër pasi dështoi në aventurat në kampionatin turk, shkruan lajmi.net.
29-vjeçari ka bërë hapin më të befasishëm për opinionin sportdashës.
Ai sot zyrtarizoi kalimin te skuadra KF Laçi, që garon në Superligën e Shqipërisë.