Një stallë në fshatin Zazkoh të Ferizajt është përfshirë nga zjarri .
Rastin në polici e ka lajmëruar pronari i kësaj stalle, ndërsa si pasojë e zjarrit janë djegur 2.000 (dymijë) duaj ushqim për bagëtinë.
Njësitë relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin. Përpos dëmeve materiale nuk ka pasur dëme në njerëz dhe bagëti./Gazeta Alo/