Fjalë Kyçe

Stilistja gjendet e mbytur me qese në kokë, por familja thotë se është vetëvrasje

Stilistja gjendet e mbytur me qese në kokë, por familja thotë se është vetëvrasje

Trupi i një vajze të re u zbulua në shtëpinë e saj në qytezën Paraty pranë Rio de Janeiro në Brazil, dhe policia po e trajton ngjarjen si vrasje.

Autoritetet identifikuan viktimën si Thalissa Nunes Dourado, një 27-stiliste e mësuese gjuhe.

Dëshmitarët thanë se Thalissa ishte parë herën e fundit duke u kthyer në shtëpi pas një mbrëmjeje në bar me miqtë.

Këta të fundit ishin studentë të kurseve të saj të gjuhës dhe thanë se gruaja kishte konsumuar alkool dhe ishte rrëzuar pak para se të nisej për në shtëpi.

Por mëngjesin e ardhshëm ajo nuk zbriti nga dhoma e saj e gjumit dhe miqtë e shtëpisë e gjetën atë të asfiksuar, me duart e lidhura prapa kurrizit.

Tashmë anëtarët e pikëlluar të fmailjes së saj thonë se shkaku i vdekjes së 27-vjeçares është vetëvrasja, pasi ajo kshte tentuar dhe herë të tjera t’i jepte fund jetës.

Mikesha e saj me të cilën ndante shtëpinë, Vivian Tubertino, tha për rrjetin UOL se “ajo ishte në gjendje shumë depresive” në periudhën para vdekjes, e cila sa kishte ardhur duke u përkeqësuar.

Policia tha se vijon të hetojë disa të dyshuar për krimin, teksa pret rezultatet e autopsisë dhe të skenës së krimit.