Intervenimi i NATO-s në vitin 1999 nuk ishte e drejtuar kundër popullit të Jugosllavisë, por roli i saj ishte të mbrojë civilët në rajon, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Bombardimet kundër Serbisë, të cilat i dhanë fund regjimit gjakatar të Sllobodan Millosheviqit, zgjatën 78 dhe aty morën pjesë 19 vende të Aleancës Veri-atlantike, transmeton lajmi.net.
“Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne mund të shkojmë më tej dhe kjo është ajo që NATO dhe Serbia po bëjnë sot si partnerë”, tha Stoltenberg për Tanjug.
NATO-ja filloi bombardimet më 24 mars 1999 për t’i dhënë fund dhunës së forcave të armatosura serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.