Fjalë Kyçe

Stoltenberg: Një vendim për FSK-në do të merret në fund të pranverës

Stoltenberg: Një vendim për FSK-në do të merret në fund të pranverës

Për fund të pranverës pritet të shtyhet vendimi i NATO-s për FSK-në, pas vendimit për transformim në Ushtri të Kosovës.

Një vendim nuk do të merret të enjten në ditën kur është paraparë të flitet për Kosovën në Samitin e NATO-s në Bruksel, merr vesh KTV.

Pritet që nesër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të thotë se një vendim për FSK-në do të merret në fund të pranverës, ndërsa diskutimet do të vazhdojnë për të parë nivelin e angazhimit që do të ketë NATO-ja pas vendimit të dhjetorit për transformim të FSK-së në Ushtri.

Në Samit të enjten do të jetë edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Të enjten pritet që të thuhet se NATO-ja është krenare me KFOR-in dhe se do të vazhdojë angazhimin sipas rezolutës 1244.