Gjashtë studentë kosovarë, Levik Rashiti, Vlera Rexha, Ylli Sadiku, Gerta Ragipi, Zgjim Mikullovci e Donika Bunjaku në garën e organizuar për fushën e të Drejtës Ndërkombëtare Komerciale dhe Arbitrazhit Ndërkombëtar kanë arritur të rendisin Universitetin e Prishtinës në mesin e 380 universiteteve më të mira të botës, duke lënë mbrapa, Universitetin e Harvardit, New Yorkut e Yale University.
Ata në këtë garë të quajtur ‘Olimpiada e Drejtësisë’ i ka udhëhequr deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka dhënë lajmin për këtë arritje historike.
Osmani thotë se me të drejtë Kosova krenohet për arritjet në muzikë dhe sport, por thotë se nuk ka asnjë reagim për këtë arritje historike të studentëve nga Kosova.
Deputetja e LDK’së thotë që Kosova duhet të investojë shumë në arsim, bazuar në këtë sukses historik.