Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi po vazhdon të mbahet në burgun e Fushë-Krujës.
Ishte pikërisht kjo edhe arsyeja që e mbajti atë larg performancës në festivalin “Kënga Magjike”, ku edhe pse ishte paraqitur në fazën e parë të këtij festivali, ai nuk arriti të bëhet pjesë e gjysmë-finales apo finales.
Ka disa ditë që në Tiranë janë organizuar protesta të shumta nga studentët, të cilët po kërkojnë kushte më të mira për studim.
Nga kërkesat e shumta, duket se njëra prej tyre është edhe ajo për lirimin e reperit Stresi, kjo ngase protestuesit e shohin si padrejtësi mbajtjen e tij në burgim.
Në mbështetje të studentëve që po protestojnë ka dalë edhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Besa Kokëdhima.