Fjalë Kyçe

Studentët në Tiranë kërkojnë edhe lirimin e reperit Stresi

Studentët në Tiranë kërkojnë edhe lirimin e reperit Stresi

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi po vazhdon të mbahet në burgun e Fushë-Krujës.

Ishte pikërisht kjo edhe arsyeja që e mbajti atë larg performancës në festivalin “Kënga Magjike”, ku edhe pse ishte paraqitur në fazën e parë të këtij festivali, ai nuk arriti të bëhet pjesë e gjysmë-finales apo finales.

Ka disa ditë që në Tiranë janë organizuar protesta të shumta nga studentët, të cilët po kërkojnë kushte më të mira për studim.

Nga kërkesat e shumta, duket se njëra prej tyre është edhe ajo për lirimin e reperit Stresi, kjo ngase protestuesit e shohin si padrejtësi mbajtjen e tij në burgim.

Ka qenë vet Stresi ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij të shumtë në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqen pankartat që studentët mbajnë në duar, dhe në të cilat kërkohet lirimi i tij.
Me studentët”, ka shkruar ai në mbishkrimin e këtyre fotografive, me çka ka treguar se ka ngelur i impresionuar nga gjestet e studentëve.

Në mbështetje të studentëve që po protestojnë ka dalë edhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Besa Kokëdhima.