Fjalë Kyçe

Studenti vdes në dhomën e tij dhe askush nuk e gjeti për dy muaj

Studenti vdes në dhomën e tij dhe askush nuk e gjeti për dy muaj

Një student në Zelandën e Re ka vdekur në konvikt, konkretisht në dhomën e tij dhe askush nuk e kuptoi dhe as nuk e gjeti për dy muaj të tërë.

Studenti emri i të cilit nuk dihet është zbuluar në Universitetin “Canterbury’ në dhomën e tij, pothuajse 2 muaj pas vdekjes.

Trupi i tij u gjend, pasi që studentët që jetuan afër tij e kanë ndjerë erën, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Trupi i këtij djali të ri u gjend të hënën më 23 shtator. Dhoma e tij gjendej në fund të korridorit ku pastruesit nuk e kanë për detyrë të punojnë.

Ende nuk kuptohet mirë se si ka vdekur i riu. Koha e gjatë që bëri për të gjetur trupin, është dashur që policia të sjell një ekip për të gjetur identifikimin e tij. Ky incident ka bërë që studentët e tjerë të shqetësohen për sigurinë e tyre në konvikt.

Ministri i Arsimit të Zelandës së Re, e ka konsideruar këtë vdekje tejet shqetësuese dhe ka urdhëruar Universitetin që të punëson një ekip të hulumtimit.