A përhapet koronavirusi nga gazrat? Pantallonat që vishni mund të ndërpresin transmetimin e koronavirusit tek personat e tjerë, njofton qendra e kontrollit të sëmundjeve në Pekin.
Në një artikull të gjatë dhe në dukje me humor, por serioz, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Pekin, sqaroi se gazrat mund të transmetojnë koronavirusin vetëm nëse dikush e nuhat mirë dhe është shumë pranë një pacienti që nuk ka veshur pantallona.
Pra nëse një person me COVID-19 lëshon gazra dhe është i veshur me pantallona dhe ndodhet larg jush, nuk përbën asnjë problem.
Komente nga CDC-ja erdhën pasi kishin lindur shumë shqetësime në popull. Këto shqetësime u thelluan edhe më shumë pas gjetjes që ka bërë një ekip hulumtues i udhëhequr nga këshilltari i lartë mjekësor kinez Zhong Nanshan, ku tregoi se koronavirus gjendeshe edhe tek urina dhe feçeja e pacientëve të infektuar.
Por CDC thekson se për sa kohë që të gjithë veshin pantallonat e tyre, nuk ka pse të shqetësohen për ndonjë rrezik të gazrave./ Marrë nga globaltimes.cn/