Fjalë Kyçe

Stuhia në Gjermani preku edhe familjen e politikanit kosovar

Stuhia në Gjermani preku edhe familjen e politikanit kosovar

Gjermania është goditur së fundi nga një stuhi e fuqishme e quajtur ‘Sabine’.

Erëra të fuqishme, breshër e përmbytje pati orëve të fundit në çdo anë të Gjermanisë.

Por moti i keq që po mbretëron atje, preku edhe një  familje kosovare.

Një nga ta është edhe vëllai i ish-kandidatit për kryetar të komunë së Drenasit, Xhavit Drenori, transmeton indeksonline.

Drenori publikoi disa fotografi në Facebook, ku tha se stuhia kishte prekur edhe vëllain e tij të vogël, Avniun.

Postimi i plotë:

“Stuhia #Sabine ne Gjermani ma paska preke pak edhe vellaun e vogel ne Gjermani, Avniun. Shyqyr veq demtim i vetures”, ka shkruar ai.