Fjalë Kyçe

Stuhia në Japoni: Miliona njerëz evakuohen pasi tajfuni Nanmadol arrin në tokë

Stuhia në Japoni: Miliona njerëz evakuohen pasi tajfuni Nanmadol arrin në tokë

Një nga tajfunet më të mëdhenj që ka goditur ndonjëherë Japoninë, e ka prekur tashmë ishullin jugor, Kyushu.

Tajfuni Nanmadol ka sjellë erëra të paktën me 180 kilometra në orë, e në disa vende reshjet e shiut kanë shkuar në 500 milimetra gjatë ditës së sotme.

Të paktën katër milionë njerëzve u është thënë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Priten përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu, teksa shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar.

Tajfuni arriti në tokë pranë qytetit të Kagoshimas, në majën jugore të Kyushus, mëngjesin e sotëm.

Kyushu është më jugori nga katër ishujt që përbëjnë pjesën kryesore të Japonisë dhe ka një popullsi prej më shumë se 13 milionë njerëz, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.