Fjalë Kyçe

Stuhia në Tiranë, pema shkëputet e bie mbi një automjet të parkuar (Foto)

Stuhia në Tiranë, pema shkëputet e bie mbi një automjet të parkuar (Foto)

Stuhia në Tiranë nuk shkaktoi vetëm probleme në qarkullim për shkak të reshjeve të fuqishme, por edhe ndërprerjen e organizimeve të planifikuara në vigjilje të Krishtlindjes, me besimtarët katolikë që presin me padurim meshën e mesnatës për të festuar Lindjen e Krishtit.

Ndërkohë, në një nga rrugët pas Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, një pemë është dëmtuar nga furtuna dhe ka rënë mbi një automjet të parkuar anës rrugës.

Siç duket edhe nga fotot e sjella në redaksinë e Top Channel përmes rubrikës “Ti Raporton”, pema i ka shpëtuar shkuljes nga rrënjët, por një prej degëve të saj është shkëputur nga trungu për t’u rrëzuar, duke bllokuar edhe trotuarin e këmbësorëve.

Për fat të mirë në atë moment nuk ka pasur kalimtarë në ecje e sipër, duke mos shkaktuar të lënduar.