Derisa rajoni po përballet me mot të ligë, një stuhi e madhe ka goditur edhe Greqinë, e shumë turistë kanë mbetur të plagosur, derisa raportohet për gjashtë persona të vdekur. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë dhënë detaje për Gazetën Express se a ka është ndonjë kosovarë në mesin e tyre.
Nga MPJ po thonë se deri më tani edhe pse kanë informacione për rastin, nuk kanë ndonjë të dhënë nëse është i lënduar ndonjë kosovarë.
“Deri më tani ende nuk kemi pranuar ndonjë informacion për ndonjë person të lënduar nga Kosova apo në mesin e viktimave, mirëpo, jemi në kontakt dhe do të ju informojmë në vazhdim për këtë rast”, bënë të ditur nga MPJ.
Mediat e huaja ndërkaq raportojnë se mes viktimave janë edhe dy fëmijë 8 dhe 2 vjeç, si dhe mbi 100 persona të tjerë janë plagosur.
Nga stuhia e madhe raportohet se me dhjetëra pemë janë shkulur, disa shtëpi janë rrënuar dhe dyqane të dëmtuar tërësisht, dhjetëra makina janë përmbysur, probleme të mëdha me energjinë elektrike, dëme të pallogaritshme të pronës private dhe të infrastrukturës.
Kjo është pamja e shkatërrimit biblik të ndodhur vetëm në 10 minuta.