Fjalë Kyçe

“Subvencionet 2021”: Zgjerohet operacioni i Policisë, arrestime edhe në Istog

“Subvencionet 2021”: Zgjerohet operacioni i Policisë, arrestime edhe në Istog

Aksioni i Policisë së Kosovës për rastin “Subvencionet” ka vazhduar edhe në disa komuna të Kosovës.

Njëjtë ka ndodhur edhe në komunën e Istogut, ku Specialët zbarkuan në Sektorin për Bujqësi atje, shkruan lajmi.net.

Siç raportojnë mediat lokale, nën pranga atje ka përfunduar Daut Kabashi, që është zyrtar për Bujqësi në këtë komunë.

Lajmi.net raportoi më herët se ndër të arrestuarit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, është edhe personi i afërt me ish-ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa.