Fjalë Kyçe

Suharekë: Një person vrau vëllaun e tij

Suharekë: Një person vrau vëllaun e tij

Një tjetër vrasje ka ndodhur sot në komunën e Suharekës. Në fshatin Studenqan dyshohet se vëllai ka vrarë vëllain, bëjnë me dije burime të Gazetës Express brenda organeve të hetuesisë.

“Në Studençan ka ndodhur një vrasje tjetër.  Prokuroria dhe policia kanë dalur në vendin e ngjarjes”, konfirmoi ky burim.

Ndryshe, edhe një vrasje tjetër ka ndodhur sot në Suharekë. Një person i moshës madhore ka mbetur i vrarë në një kazino.