Fjalë Kyçe

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit, i cili ditë më parë me forcë e kishte futur në veturën e saj një grua, gjersa ka kanosur edhe një vozitës tjetër.

Rasti kishte ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 12:30.

E nga Prokuroria Themelore e Prishtinës bëhet e ditur për Telegrafin se ndaj të dyshuarit është ngritur aktakuzë me propozimin për caktimin e masës së paraburgimit, pranë gjykatës kompetente.

Ai dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. I njëjti kishte dëmtuar edhe veturat.

Ndërkaq, lidhur me rastin kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte dëmtuar veturat e ankueses femër kosovare dhe të ankuesit mashkull kosovar, ku më pas ankuesen me forcë e kishte futur në veturën e saj, ndërsa ankuesin e kishte kanosur”, thuhej në raportin policor.