Fjalë Kyçe

Sulmi ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, arrestohen dy persona

Sulmi ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, arrestohen dy persona

Rreth orës 10:30 të ditës së sotme, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, është sulmuar sot nga dy persona, në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës në një restorant.

Lidhur, me këtë rast detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Alo.

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuat për të cilët ekziston dyshimi se mund të jenë përfshirë në rastin në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:30, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Fazli Grajqevci”  në Prishtinë, ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të tre personave.

Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacionin policor  dy persona për të cilët ekziston dyshimi se mund të jenë të përfshirë  në rastin në fjalë.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera./Gazeta Alo/