Fjalë Kyçe

Sulmi në gjyqtarin Vula, dënohet Gjilani

Sulmi në gjyqtarin Vula, dënohet Gjilani

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 10.05.2019, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave (për të padisiplinuarit) nga ndeshjet e javës së fundit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje të gabuara të spektatorëve të ekipit të tyre (fyerje në kor drejtuar ekipit kundërshtar; minutat 63 dhe 93) në ndeshjen e javës së; XXX-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – PRISHTINA, e zhvilluar me datë 04.05.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Gjilan) , bazuar në nenin 50 të Rregullores Disiplinore paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika1: DENOHET; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga dita kur vendimi bëhët I plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXX-të të IPKO SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë 05.05.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raporet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1; DËNOHET; me të holla në shumë prej; 1500 euro (njëmijë e pesëqind euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1).

SKENDER ZUKA; anëtar i kryesisë së klubit të futbollit “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje të gabuara (raporti supervëzhguesit; sulm në gjyqtarë pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së; XXX-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 04.05.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raporti i supervëzhguesit). Në mungesë të raporteve plotësuese mbetet në procedurë të PEZULLIMIT deri në kompletimin e provave – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohen raporte plotësuese nga; Skënder Zuka, gjyqtari kryesor Kreshnik Vula, asistentët; Benon Këpuska dhe Safet Berisha, gjyqtari katërt; Arben Halilaj, vëzhguesi i ndeshjes; Senad Hamziqi dhe personi për siguri në atë ndeshje Ibrahim Robeli, lidhur me rastin.

SALLAH SHERIFI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “GJILANI“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 004831M67 në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për manifestim të sjelljeve jo sportive (raportet zyrtare; fyerje, ofendime drejtuar gjyqtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së; XXX-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë 05.05.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Në mungesë të raporteve plotësuese mbetet në procedure të PEZULLIMIT deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese e trajnerit në pezullim lidhur me rastin.

KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje të gabuara të spektatorëve të klubit të tyre (hedhje e mjeteve piroteknike në fushën me bari sintetik të klubit të 2 Korrikut në Arbëri) në ndeshjen e javës së; XXVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar me datë 04.05.2019 në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren dsiisplinore neni 51 paragrafi 2 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga data kur vendimi bëhët i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore, neni 11 paragrafi 1).

AVNI HAXHIU; kryetar i klubit të futbollit “TREPÇA“ nga Mitrovica në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për sulm fizik në gjyqtarin kryesor (kapje për fyti) në ndeshjen e javës së; XXVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 04.05.2019 në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 6; DENOHET; me ndalesë të kryerjes së funksionit në klub në kohëzgjatje për; 2 (dy) muaj lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

HAZIR ALIDEMA; delegat për vëzhgimin e ndeshjeve, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për vonesë në përcjelljen e ndeshjes së javës së; XXVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – ARBËRIA, e zhvilluar me datë 04.05.2019 në stadiumin e qytetit në Viti (raportet nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren Disiplinore, DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT

BESLIND ELSHANI; lojtar i klubit të futbollit “ PASHTRIKU “ nga Rogova e Hasit me numër të ID kartelës; 011535M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër të fanellës sportive 8, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (ofendime drejtuar lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës; XXVII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; PASHTRIKU – LUGU I BARANIT, e zhvilluar me datë 08.05.2019 ne Rogovë të Hasit (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 39 paragrafi 3; DENOHET; me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

PETRIT KUQI; lojtar i klubit të futbollit “DEÇANI“ nga Deçani me numër të ID kartelës; 007820M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 2, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (loja me dorë) në ndeshjen e javës së; XXVII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; DEÇANI – DARDANIA, e zhvilluar me datë 08.05.2019 në stadiumin e qytetit në Deçan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 39 paragrafi 3; DENOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës./GazetaAlo