Fjalë Kyçe

Sulmi në Ukrainë, efekt në turizmin shqiptar (

Sulmi në Ukrainë, efekt në turizmin shqiptar (

Lufta në Ukrainë pritet të sjellë një ndikim të madh dhe në Shqipëri, sidomos në sektorin e turizmit, sepse numrin më të madh të pushuesve në vend veç polakëve, e zënë ukrainasit dhe shtetasit nga Bjellorusia.

“Do të kemi një mungesë të tregut ukrainas, besoj edhe bjellorus në Shqipëri që janë thuajse mbi 100 mijë turistë dhe nëse marrim një mesatare rreth 100 Euro në ditë, me 7 netë konsum se vijnë me paketa të organizuara me charter, shkon diku te 70 milionë Euro të munguara në ekonominë shqiptare. Nga Bjellorusia ka pasur mjaft avionë, çdo ditë të javës dhe mund të impaktojë rreth 150 milionë Euro në total”.

Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, ende nuk ka të dhëna të sakta për prenotimet sepse zakonisht ato mbyllen në fund të Marsit.

“Kemi  informacione jo të sakta që ka pasur rezervime të konsiderueshme dhe janë automatikisht të anuluara sepse janë marrëdhënie midis qytetarit atje dhe agjencisë që shet paketën e Shqipërisë që do të zgjidhen në një moment të qetësimit të situatës”.

Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, ende nuk ka të dhëna të sakta për prenotimet sepse zakonisht ato mbyllen në fund të Marsit.

Golemi dhe Durrësi janë zonat që preferohen më shumë nga pushuesit ukrainas, kjo edhe për shkak se hotelet kanë më shumë mundësi akomodimi, por vitet e fundit ka një shtrirje dhe në zonën e Vlorës dhe Sarandës./KlanNews