Dy sulme kanë ndodhur dje në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ku sipas mediave ndërkombëtare 40 persona kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë po trajtohen në spitalin e këtij qyteti.
E për këto sulme ka reaguar edhe reperi shqiptar, Stresi i cili lutet për ngjarjen tragjike që ndodhi, shkruan lajmi.net.
“Lutemi për Zelandën e Re”, ka shkruar ai.
Reperi shqiptar po vazhdon akoma të jetë në burg ku së fundmi u gjykua për dy vepra penale “armëmbajtje pa leje” dhe “trafik të lëndëve narkotike”.