Fjalë Kyçe

Sulmohen dhe lëndohen Policët e Kosovës

Sulmohen dhe lëndohen Policët e Kosovës

Në dy raste të ndara janë sulmuar Policia e Kosovës në Pejë dhe Deçan gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.

Policët kanë marrë lëndime të lehta dhe kanë marrë tretmanin e duhur mjekësor, njofton Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Alo.

Deri tek lëndimi i Policëve në Pejë ka ardhur pasi një ankues mashkull shqiptar ka njoftuar Policinë se po kërcënohej nga i vëllai i tij rreth orës 20:25 në rrugën Zhuj Selmani. Në momentin e paraqitjes të tre zyrtareve Policore në detyrë,  i dyshuari fillon  te kundërshtoj Policët dhe  behet shume agresiv, në një moment merr edhe një thikë me qëllim sulmi. Gjatë futjes së situatës nën kontroll nga zyrtarët Policor është përdorur Sprej “OC”, me ç’rastë lëndim të lehtë trupor merr një zyrtar Policor. I dyshuari  pas arrestimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Në rastin e dytë në Deçan, dje rreth orës 02:40 të mëngjesit të hershëm, në rrugën Luan Haradinaj, dy zyrtarë policor janë sulmuar përderisa ishin në detyrë nga një person I dehuri I cili ki ka ofendur dhe sulmuar fizikisht. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./GazetaAlo