Fjalë Kyçe

Sulmohen zyrat e Bashkimit Europian në Bruksel

Sulmohen zyrat e Bashkimit Europian në Bruksel

Zyrat e Bashkimit Europian janë sulmuar sot nga protestuesit kundër masave anti-Covid.

Kështu e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Çështje Politike dhe të Sigurisë, Joseph Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se i dënon sulmet, dhunën dhe shkatërrimin gjatë protestës së sotme.

“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në manifestimin e sotëm në Bruksel, duke përfshirë edhe zyret e Bashkimit Evropian. Faleminderit Policisë për veprimin e tyre”, ka shkruar ai.