Fjalë Kyçe

Sulmohet Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Ukrainë

Sulmohet Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Ukrainë

Është sulmuar Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.

Kjo konsullatë ndodhet në qytetin e Kharkovit dhe sulmi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, përcjell Klankosova.tv.

Lajmin për sulmin ndaj saj, e ka konfirmuar vet konsullata përmes në postimi në rrjetin social, Facebook.

“Në orën 23:15, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë u granatua si pasojë e një sulmi ajror të trupave ruse”, thuhet në njoftimin e tyre.