Fjalë Kyçe

Sulmohet policja nga një qytetar, nuk pranonte t’i shqiptohej gjobë për mosrespektim të masave

Sulmohet policja nga një qytetar, nuk pranonte t’i shqiptohej gjobë për mosrespektim të masave

Një pjesëtare e Policisë së Kosovës ka pranuar tretman mjekësor pasi e njëjta është sulmuar nga një person.

Ky i fundit është arrestuar, dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Krejt kjo, pasi nuk ka dashur t’i shqiptohet gjoba për mosrespektim të masave anti-covid.

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR

Prishtinë, 15.07.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se në shenjë pakënaqësie lidhur me shqiptimin e një kundërvajtje për mosrespektim të masave për Covid19 ka penguar zyrtarët policorë duke i shtyrë me duar. Zyrtarja policore pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.