Fjalë Kyçe

Sulmohet punëtori i ‘Prishtina Parking’ në qendër të qytetit

Sulmohet punëtori i ‘Prishtina Parking’ në qendër të qytetit

Mesditën e sotme është sulmuar një punëtor i “Prishtina Parking” te tuneli në qendër të Prishtinës.

Personi i lënduar është dërguar në Emergjencë me autoambulancë pasi ka pësuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Rikujtojmë se edhe para disa ditë një punëtor i kësaj ndërmarrje ishte sulmuar fizikisht nga një person në Prishtinë