Fjalë Kyçe

Sulmojnë punëtorin e burgut, arrestohen katër persona

Sulmojnë punëtorin e burgut, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar pasi që kanë sulmuar një punëtor të burgut. Policia e Kosovës këtë rast është duke e trajtuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër, kosovarë, pasi që në bashkëveprim e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtor i burgut)”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.