Një njeri në Michigan që akuzohet se ka qëlluar fatalisht gruan e tij është sulmuar nga djali i tij gjatë një paraqitje në gjyq.
Vashon Flowers 46 vjeçar akuzohet se ka vrarë Jamie Thomas-Flowers në shtëpinë e tyre afër Grand Rapids muajin e kaluar.
Në një video të gjykatës shihet se si djali London Thomas zgjohet nga karrika e tij dhe kërcen përmbi një barrierë.
Ai pastaj vrapon përgjatë dhomës në një përpjekje për të e sulmuar babain e tij i cili ndërkohë po fliste me babain e tij.
Ai nuk arriti të prekte babain për shkak të reagimit të shpejtë të forcave të sigurisë që ndodheshin në gjykatë.
Zyrtarë të gjykatës dhe spektatorë u larguan nga dhoma ndërsa forcat e sigurisë qetësuan gjendjen. Flowers poashtu u largua nga salla për aryse sigurie.
Flowers që ishte dorëzuar vetë në polici natën e vrasjes, ka edhe raste të tjera kriminale të mëparshme.