Fjalë Kyçe

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay ndjek Arta Nitajn në Instagram

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay ndjek Arta Nitajn në Instagram

Bukuroshja Arta Nitaj është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur nga mijëra shqiptarë në rrjetet sociale.

Ajo ka afro 310 mijë ndjekës vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ndiqet jo vetëm nga fansa shqiptarë, por edhe të huaj.

Madje një nga këta “të huajt” është edhe vet futbollisti i famshëm holandez, Memphis Depay.

Ky i fundit është i njohur për karrierën e tij të suksesshme në futboll dhe aktualisht luan për ekipin e Barcelonës.

Depay është i ndjekur nga afro 13 milionë ndjekës në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ndërsa ndjek aktualisht 924 profile.

Në mesin e personave që ndjek është bukuroshja shqiptare, për të cilën mesa duket ka një afeksion të veçantë, shkaku i paraqitjeve të saj atraktive në rrjetin social Instagram.

Arta përndryshe këto ditë ndodhet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku bashkë me shoqen e saj kanë shkuar për pushime dhe ka festuar ditëlindjen e 25-të atje.