Fjalë Kyçe

Sunny Hill Festival viteve të ardhshme do të mbahet deri në 4 ose 5 ditë

Sunny Hill Festival viteve të ardhshme do të mbahet deri në 4 ose 5 ditë

Organizatori i Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa, ka mbajtur konferencë për shtyp duke dhënë detaje të reja rreth festivalit, shkruan GazetaAlo.

Dukagjin Lipa tha se festivali ‘Sunny Hill’ viteve në vazhdim do të mbahet deri në 4 ose 5 ditë, për dallim nga dy vitet e fundit, ndër tjerash ai theksoi se ky është viti i fundit që po mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Sa i përket pritshmërive nga ky Festival, Lipa theksoi se pritja e Martin Garrix në Kosovë është cilësuar si ndër pritjet më të mira që ka pasur ai në Evropë.

Festivali Sunny Hill këtë vit do të mbahet me datën 2,3 dhe 4 gusht, ku pritet të përfomojnë artistë të ndryshëm ndërkombëtarë dhe vendor, përfshirë këtu Miley Cyrus, Gashi, Calvin Harris si dhe shumë e shumë të tjerë./GazetaAlo/