J Balvin është gati për performancën e parë në Prishtinë.
Artisti kolumbian e ka ri-shpërndarë lajmërimin e Sunny Hill Festival në Instagramin e tij, duke shkruar “Sonte”.
Ai ia bashkëngjiti edhe flamurin e Kosovës njoftimit.
Kjo është hera e parë që J Balvin këndon në Prishtinë, madje e para herë që ai vjen në Kosovë.
Nata e parë e festivalit Sunny Hill në Parkun e Gërmisë, ishte e ‘zjarrtë’ me performancën e Dua Lipës, Elvana Gjatës dhe Kidës.