Fjalë Kyçe

Super formacioni i Man Utd për sezonin e ardhshëm

Super formacioni i Man Utd për sezonin e ardhshëm

Manchester United me siguri që mund të jenë në mesin e favoritëve për të fituar Premierligën sezonin e ardhshëm, nëse ata arrijnë të finalizojnë transferimet me objektivat e tyre.

‘Djajtë e Kuq’ po gëzojnë formë të lartë në Premierligë që nga fundi i vitit 2018, kur drejtimin e skuadrës e mori Ole Gunnar Solskjaer.

Derisa skuadra po kërkon një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, drejtuesit e Manchester United po mendojnë për transferimet në afatin kalimtar veror.

Mediet në Angli raportojnë se Kalidou Koulibaly, Milan Skriniar, Wan Bissaka dhe Ivan Raktici janë lojtarët që po kërkohen nga Manchester United.

Nëse ‘Djajtë e Kuq’ kompletojnë këto transferime, sigurisht që ata mund të jenë konkurrent për titull në sezonin e ri.