Fjalë Kyçe

Super-lajm për Llapin para duelit me Prishtinën

Super-lajm për Llapin para duelit me Prishtinën

Në kuadër të xhiros 31 të Ipko Superligës, Llapi do të jetë mysafir i Prishtinës në njërën prej ndeshjeve ku mund të diskutohet seriozisht çështja e titullit.

Ndërkohë, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka dhënë lajmin e madh për tifozët, duke konfirmuar se do të udhëtojnë të kompletuar për këtë ballafaqim.

Madje, ai ka konfirmuar edhe rikthimin e sulmuesit të krahut, Festim Alidemës.

“Festim Alidemën e kam kursyer ndaj Trepçës ‘89 pasi kishte një zgjatje të vogël, por ai do të jetë gati për ndeshjen me Prishtinën të cilën e luajmë në stadiumin e legjendës, Fadil Vokrri. Ndaj Prishtinës do të jetë të kompletuar”, deklaroi Batatina.

Ai thekson se presioni tashmë është te dy rivalët.

“Ndaj Prishtinës do të shkojmë të qetë. Presioni është te Prishtina dhe Feronikeli. Kemi qenë të harruar nga shumë njerëz, por ne kemi dëshmuar se jemi të fuqishëm”, përfundoi Batatina.

Llapi dhe Prishtina kanë pikë të barabarta, kurse Feronikeli si lider ka dy më shumë.