Bad News Eagles arriti të triumfoj kundër ekipit brazilian MiBR, për t’u kualifikuar në fazën tjetër të turneut më të madh të CS:GO, ku i presin ekipet më të mira botërore.
Ekipi shqiptar të udhëhequr nga kapiteni i tyre Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci, kanë shënuar një tjetër fitore historike sot sa i përket lojës së CS:GO.
Fitorja e tyre kundër ekipit brazilian e cila u ndoq nga më shumë se 250 mijë shikues, përcolli emocione të mëdha.
Paraqitje të mirë treguan të gjithë lojtarët e ekipit shqiptar, por lojtari më i vlefshëm i ndeshjes u shpall Rigon ‘rigoN’ Gashi, me 75 eliminime dhe 58 vdekje, me vlerësimin nga HLTV 1.44.
Por statistika të mira gjatë ndeshjes patën i gjithë ekipi i Bad News Eagles, më poshtë i gjeni statistikat e të pesë lojtarëve gjatë ndeshjes kundër ekipit MIBR:
Rigon ‘rigoN‘ Gashi, 75 eliminime, 58 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.41.
Dionis ‘sinnopsyy‘ Budeci, 61 eliminime, 60 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.10.
Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, 50 eliminime, 45 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.08.
Sener ‘SENER1‘ Mahmuti, 47 eliminime, 45 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.02.
Flatron ‘juanflatroo‘ Halimi, 51 eliminime, 50 vdekje, vlerësimi nga HLTV 0.94.