Sot do të luhen 3 ndeshje të javës së 5-të të Superligës së Kosovës.
Në ora 15:00, Dukagjini e pret kampionin aktual, Prishtinën që është totalisht jashtë formës, transmeton Indeksonline.
Po ashtu Dukagjini nuk është se e ka filluar mirë sezonin. Pas 4 ndeshjeve, dy ekipet kanë nga dy pikë dhe golaverazh të njëjtë (3:5:).
Prishtina është në pozitën e 7-të dhe Dukagjini në të 8-tën. Te dy skuadrat kërkojnë fitorën e parë.
Ndërsa, në ora 16:00 në program do të jenë dy ndeshje. Fillimisht befasia e këtij sezoni, Drenica do të luaj kundër Dritës.
Drenica ka 10 pikë pas 4 ndeshjeve, kurse Drita 8 sosh. Drenica me një fitore do të pozicionohej e para, kurse Drita me një fitore do të barazonte pikët me liderin, Ballkanin.
Tutje, Gjilani do të ketë punë me Ulpianën sot nga ora 16:00.
“Skifterat” që kanë vetëm 6 pikë pas 4 ndeshjeve, duan të rikthehen tek fitorja pas dy barazimeve radhazi.
Ulpiana, që ende ka vetëm 1 pikë, do të shkaktoj befasinë. Klubi nga Lipjani ka 3 humbje radhazi.
Të gjitha ndeshjet mund t’i shikoni në ArtMotion.