Fjalë Kyçe

Supermarketet në Britani heqin produktet e arrës së kokosit, ja pse

Supermarketet në Britani heqin produktet e arrës së kokosit, ja pse

Një numër supermarketesh në Britani kanë hequr disa ujë dhe vaj të arrës së kokosit nga raftet e tyre pasi dolën se produktet ishin bërë me fruta të zgjedhura nga majmunët. Majmunët rrëmbehen nga jeta e egër dhe stërviten të marrin deri në 1.000 arra kokosi në ditë, thanë njerëzit për trajtimin etik të kafshëve (Peta).

Grupi për të drejtat e kafshëve thanë që  lloji i majmunëve “makaket bishtderri” në Tajlandë trajtoheshin si “makina për mbledhjen e arrës së kokosit”. Në përgjigje të kësaj Waitrose, Ocado, Co-op dhe Boots, supermarkete në Britani, u zotuan të ndalojnë shitjen e disa mallrave.

Ndërkohë, Morrisons, një zinxhir supermarketësh, tha që ajo kishte hequr tashmë produktet e bëra me arrë kokosi të mbledhur nga majmunët nga raftet e saj.

Në një deklaratë, Waitrose tha: Si pjesë e politikës sonë për mirëqenien e kafshëve, ne jemi angazhuar që kurrë të mos shesim me vetëdije ndonjë produkt të buruar nga puna e majmunëve.

Co-op tha: Si një shitës-pakice me etikë qe jemi , ne nuk lejojmë përdorimin e punës së majmunit tek  burimet e përbërësve për produktet tona.

Në një twitter më herët të premten, e fejuara e kryeministrit Boris Johnson, Carrie Symonds, një konservatore, u bëri thirrje të gjitha supermarketeve të bojkotojnë produktet.

Më pas Sainsbury i tha BBC: “Ne po e rishikojmë në mënyrë aktive rrjetin tonë dhe po hetojmë këtë çështje komplekse me furnitorët tanë.”

1.000 arra kokosi në ditë

Peta tha se kishte gjetur tetë ferma në Tajlandë, ku majmunët ishin të detyruar të mblidhnin kokosit për eksport në të gjithë botën.

Majmunët meshkuj janë në gjendje të marrin deri në 1000 arrë kokosi në ditë, thotë Peta. Mendohet se një njeri mund të mbledhë rreth 80.

“Majmunët ishin lidhur me zinxhirë në goma të vjetra ose kufizoheshin në kafaze aq të vogla sa ata mezi lëviznin brenda.”

“Një majmun në një kafaz mbi një rimorkio kamioni u pa duke tundur shufrat e kafazit në një përpjekje të kotë për të shpëtuar, dhe një majmun tjetër që ulërinte në një litar përpiqej në mënyrë të dëshpëruar të ikte nga nje puntor që mbante litarin.”

Në një rast, organizatës  (Peta) iu tha që majmunëve do t`ju hiqeshin dhëmbët e tyre qenit nëse përpiqeshin të kafshonin puntorët që mbajnë litarët.

“Këtyre kafshëve kuriozë, shumë inteligjentë iu mohohet stimulimi psikologjik, shoqërimi, liria dhe gjithçka tjetër që do ta bënte jetën e tyre të vlefshme për tu jetuar, të gjitha këto  shkaktohen në mënyrë që ato të mund të përdoren për të mbledhur arrat e kokosit”, tha drejtoresha e Peta, Elisa Allen.

“Peta u bën thirrje njerëzve të mirë që kurrë të mos e mbështesin përdorimin e punës së majmunëve duke shmangur produktet e arrës së kokosit nga Tajlanda